Gjekmarkaj: Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, një grusht i vogël shteti.. Nuk do bojkotojmë komisionet

Gjekmarkaj: Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, një grusht i vogël shteti.. Nuk do bojkotojmë komisionet

Në një intervistë për “Tema e Ditës” në RTSH, deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, e cilësoi ndryshimin e rregullores së Kuvendit si “një grusht të vogël shteti brenda parlamentit”, duke shtuar se opozita u përjashtua nga konsultimet.  Ai theksoi se qëllimi i qeverisë është “të zvogëlojë rolin dhe peshën” e opozitës në Kuvend.  “Nuk është thjeshtë një ndarje e re e komisioneve, por një grusht i vogël shteti brenda parlamentit, pasi rregullorja e parlamentit është një institucion menjëherë pas Kushtetutës, dhe u ndryshua në mënyrë të njëanshme, pa konsultuar opozitën dhe ka konsensusin e saj. Synimi është të mbyllën çdo mënyrë përfaqësimi të opozitës që të zvogëlohet pesha, ndikimi dhe roli i saj. Ne kemi refuzuar strategjinë e  bojkotit, do jemi prezent për të dëshmuar shkeljet...