Zelensky: Presim një fond prej 3.5 miliardësh për armë amerikane për ta vazhduar luftën kundër Rusisë

Zelensky: Presim një fond prej 3.5 miliardësh për armë amerikane për ta vazhduar luftën kundër Rusisë

Ukraina pret kah muaji i ardhshëm t’i ketë rreth 3.5 miliardë dollarë në një fond për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara, për ta vazhduar luftën e saj mbi trevjeçare kundër pushtuesit rus, tha të mërkurën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Marrëveshja financiare, e njohur si Lista e Kërkesave Primare të Ukrainës (PURL), mbledh kontribute nga vendet anëtare të NATO-s, përveç Shteteve të Bashkuara, për të blerë armë, municione dhe pajisje amerikane. “Ne kemi marrë më shumë se 2 miliardë dollarë nga partnerët tanë posaçërisht për programin PURL”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. “Do të marrim fonde shtesë në tetor. Mendoj se do t’i kemi diku rreth 3.5–3.6 miliardë dollarë”, theksoi ai....