Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame, kryeministri Rama: Stacion kyç i historisë sonë si komb dhe kryeqytet
Konferencën ndërkombëtare për projektin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame, kryeministri Edi Rama e cilësoi si një stacion kyç i historisë së kombit tonë. Kryeministri Rama theksoi se në Shkodër do të ketë një tjetër muze që do i dedikohet martirizimit të Klerit Katolik, duke plotësuar kështu mozaikun e munguar të fesë. Rama: Ky është një stacion kyç i historisë sonë si komb, qytet dhe kryeqytet. Besoj se talenti i padiskutueshëm i arkitektit që është autor i një tjetër muzeu, Muzeut Marubi në Shkodër, që është dhe projektuesi i Muzeut të ri Kombëtar me ndërhyrje të rëndësishme arkitektonike është një garanci. Po punon për një tjetër muze në Shkodër që i dedikohet martirizimit të Klerit Katolik. Kështu plotësojmë mozaikun e munguar të fesë. Dua...