Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Batuta e Mbretit Charles që bëri Trumpin të ‘shpërthejë’ së qeshuri, ekspertët e gjuhës së trupit zbulojnë bisedën mes tyre
Gjatë vizitës së dytë shtetërore të presidentit amerikan në Mbretërinë e Bashkuar, Donald Trump dhe mbreti Charles u fotografuan duke qeshur, teksa shkëmbenin batuta me njëri-tjetrin. Një ekspert që lexon buzët ka zbuluar se për çfarë foli Donald Trump me familjen Mbretërore, që mbërriti sot në Kështjellën Windsor për vizitën e tij historike shtetërore. Eksperti tregoi për “The Sun” se Trump e përshëndeti Princin William si “mikun” e tij ndërkohë që pamjet tregojnë Charles-in dhe Trump-in duke shkëmbyer ndërsa inspektonin rojet. Mbreti më pas ngriti sytë nga shpata e një rojeje dhe i tha Presidentit “ruaju shpatës”, batuta që sërish vuri Trumpin dhe ata vetë në buzagaz. Ndërkohë, Presidentit Trump qëndronte i pari gjatë inspektimit të gardës, një lëvizje kjo që duket se shkel protokollin...