Doda u deklarua e pavarur në Kuvend, Kadiu: PD sot ka një deputet më pak, problemi qëndron te besimi i pamerituar

Doda u deklarua e pavarur në Kuvend, Kadiu: PD sot ka një deputet më pak, problemi qëndron te besimi i pamerituar

Kryetari i Partisë Demokratike në Kavajë, Hysen Kadiu, i pari i PD-së në Primare, ka kritikuar deputeten Mesila Doda, e cili vendosi sot të deklarohet si kandidate e pavarur, ndonëse ishte në listën e sigurtë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas Kadiut, gabimi nis që me faktin që kryedemokrati Sali Berisha, që e vendosi në listë të mbyllur, edhe pse sipas tij, Doda ka votuar sipas interesit të saj edhe në legjislaturën e kaluar. “Problemi qëndron tek besimi i pamerituar, duke privuar nga kjo e drejtë ata demokratë që e meritojnë dhe kanë luftuar për të përfaqësuar të vërtetën dhe jo hilet në parlament”, thotë Kadiu në një reagim në rrjetet sociale. “PD ka sot një deputet më pak nga ata...