Reagon Mesila Doda: “Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së , nuk u konsultova për grupet parlamentare

Reagon Mesila Doda: “Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së , nuk u konsultova për grupet parlamentare

Deputetja Mesila Doda, e cila sot ka deklaruar se do te jete e pavaruar ne Kuvend, ka reaguar duke u shprehur se , “unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së, nuk jam deputete e PD-së. “Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, eshte shprehuar ajo.