Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e Charlie Kirk, Obama: SHBA po përballet me një krizë politike të paprecedentë. Po thellon ndasitë..
Ish-presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të përfshihen nga një krizë politike e paprecedent, pas vrasjes së Charlie Kirk, një figurë e njohur e së djathtës konservatore. Duke folur gjatë një aktiviteti në Pennsylvania, Obama u shpreh se nuk e njihte personalisht Kirk dhe se kishte shumë mosmarrëveshje me pikëpamjet e tij, por e përshkroi ngjarjen si “të tmerrshme dhe tragjike”. Obama kritikoi tonin përçarës të presidentit aktual Donald Trump dhe theksoi se ish-presidentë republikanë në të kaluarën kishin vepruar në mënyrë bashkuese në kohë tensionesh. “Në momente të tilla, kur tensionet janë të larta, një pjesë e rolit të presidentit është të afrojë njerëzit, jo t’i ndajë”, u shpreh Obama. Ai i bëri thirrje publikut të respektojë të drejtën e të tjerëve për të shprehur mendime ndryshe, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut civil. Shtëpia e...