Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ndikoi Zegjineja në humbjen tuaj?” Flet ‘pa doreza’ Gaz Bardhi: Në fushatë merrem me gjëra serioze
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi mohoi ndikimin e memeve të Zegjine Çaushit në humbjen e demokratëve në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Fierit. Në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se në fushatë është marrë me gjëra serioze dhe nuk ka pasur kohë të shohë memet virale të postuara nga rivalja socialiste. “As e kam ndjekur në atë periudhë për këtë fenomen kam mësuar e pas fushatës se në fushatë merrem me gjëra serioze dhe jo jo serioze. Kur je në takim me njerëzit nuk ndodh që të shohësh videot. Kisha 6 bashki për ta mbuluar dhe isha 20 orë në kontakt me qytetarët”, tha Bardhi në A2 CNN. Por për humbjen në zgjedhje, ai shprehet se Qarku i fierit është bastion i socialistëve dhe se partia në pushtet angazhoi të gjitha strukturat...