Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vllaznia e vajzave triumfon në Europë, mposht ekipin ukrainas dhe kalon në raundin e dytë
Vllaznia e vajzave vijon rrugëtimin europian, duke siguruar kualifikimin në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”. Shkodranet mposhtën me rezultatin 2-0 ekipin ukrainas të Kolos Kovalivka, në një ndeshje të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, duke konfirmuar edhe një herë forcën e tyre në skenën europiane. Golat për ekipin e Vllaznisë u realizuan nga Megi Doçi në minutën e 63-të dhe Teresa Deda në minutën e 87-të. Skuadra shkodrane triumfoi në të dyja përballjet e raundit të parë dhe tashmë pret të njohë kundërshtarin e radhës, në shortin që do të hidhet të premten. Ndeshja Kolos Kovalivka – Vllaznia do të luhej në Ukrainë por për shkak të situatës në këtë vend, takimet e vlefshme për kompeticionet europiane luhen jashtë vendit. Mes dy ekipeve...