“Turp i thellë për Italinë”/ Përqafimi mes zëvendëskryemistrit italian dhe ambasadorit rus, opozita ‘shpërthen’ me akuza të forta

“Turp i thellë për Italinë”/ Përqafimi mes zëvendëskryemistrit italian dhe ambasadorit rus, opozita ‘shpërthen’ me akuza të forta

“Një turp i thellë për Italinë.” “Një fakt tronditës.” Këto ishin deklaratat e Partisë Demokratike pas takimit dhe përqafimit mes Matteo Salvinis, zëvendëskryeministër dhe lider i partisë Lidhja, dhe ambasadorit rus Alexey Paramonov, që u zhvillua dje në Romë gjatë një feste në ambasadën kineze. Opozita reagoi ashpër, duke përmendur përgjegjësinë e Rusisë në luftën që vazhdon kundër Ukrainës. Komentet e Salvinit për investimet që do të donte të bënte në sigurinë e brendshme u kritikuan gjithashtu, përfshirë kundërshtimin e qëndrimit nga ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, në lidhje me nevojën për të shpenzuar për të mbrojtur kufijtë e Italisë nga kërcënimet e jashtme. Salvini tha këtë mëngjes në TeleLombardia: “Takova ambasadorin rus, si dhjetëra ambasadorë të tjerë. Në fund të fundit, isha i ftuar,...