Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia kërkon rivendosjen e fluturimeve direkte Rusi-SHBA, zv.ministri i jashtëm rus: Shpresojmë të rregullojmë marrëdhënien me amerikanët
Rusia dëshiron të rivendosë fluturimet direkte me Shtetet e Bashkuara dhe ka filluar të punojë për këtë, por ende nuk ka një përgjigje nga pala amerikane, u tha gazetarëve zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov. “Nga ana jonë, sot, në dialogun dypalësh me Shtetet e Bashkuara, ne po përqendrohemi, ndër të tjera, në rivendosjen e fluturimeve direkte. Fatkeqësisht, ende nuk ka një përgjigje të përshtatshme nga pala amerikane. Ne po bëjmë përpjekje shtesë dhe shërbimet dhe strukturat tona përkatëse janë të përfshira në këtë punë”, tha Ryabkov. “Shpresojmë që deri në kohën kur të rifillojnë të ashtuquajturat konsultime dypalëshe që kanë ndodhur në muajt e fundit, një qëndrim më konstruktiv do të formohet në Uashington dhe ne do të bëjmë përparim të vërtetë në zgjidhjen...