‘Dy gjyqe paralele dhe…’, gazetari zbulon arsyen ‘sekrete’ pse Rama zgjodhi Manastirliun për Tiranën

‘Dy gjyqe paralele dhe…’, gazetari zbulon arsyen ‘sekrete’ pse Rama zgjodhi Manastirliun për Tiranën

Gazetari Genc Burimi i ftuar në një emision televiziv ka komentuar përzgjedhjen e Ogerta Manastirliut për kandidate në bashkinë e Tiranës. Sipas Burimit, Ramës i duhet një njeri politik në bashki, pasi aty ai financon partinë. ‘Gjyqi ndaj Erion Veliajt fillon në 15 tetor, imagjinoni po ashtu që Rama ka lancuar procedurën për shkarkimin e kryebashkiakut. I hapet e drejta kushtetuese Veliajt që brenda 15 ditëve të bëjë apelim për shkarkimin e tij nga detyra. Në dy gjyqe paralele do të kemi gjykim të Veliajt dhe gjykim të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese. Në të dy rastet nuk e dimë se sado të zgjasë gjykimi i Veliajt dhe i Gjykatës Kushtetuese. Gjykimi i Veliajt përfundon më shpejt se, ai i Gjykatës Kushtetuese. Imagjinoni në...