Teuta, flet portieri Selmani: Ndeshje pozitive, më pëlqen të jem lider

Teuta, flet portieri Selmani: Ndeshje pozitive, më pëlqen të jem lider

Gentian Selmani, portieri i Teutës komentoi fitoren 1-0 ndaj Dinamos. “Ishte një ndeshje intensive, kishim pak stres se kishim dy barazime. Vinim nga një ndeshje e mirë me Vorën, por ku nuk u arrit rezultat. Në këtë ndeshje sakrifikuam, u përqendruam, bëmë një ndeshje të mirë dhe ia dolëm me tre pikët. Momenti më i vështirë? Dinamo kishte raste që i humbi, ishte traversa. Por pritjet janë detyra, do punoj të ndihmoj ekipin, të bëj ndeshje të mira si kjo çdo herë. Po punojmë, shpresojmë që të kemi këtë ritëm. Unë si portier duhet të tregoj veten me pritje fillimisht. Normalisht do bësh edhe rolin e liderit pastaj, se roli i portierit është i veçantë te një ekip. Ne kemi ekip të ri, që kanë...