Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lufta në Gaza, Spanja kërkon masa ndaj Izraelit. Kërcënon me bojkot të Botërorit
Spanja po mendon të bojkotojë Botërorin e vitit të ardhshëm, sipas asaj që raportohet nga “Marca”. Për shkak të luftës në Gaza, iberikët kërkojnë masa ndaj Izraelit dhenë rast se kjo kombëtare futet në Botëror, atëherë Spanja mund të bojkotojë. Përfaqësuesi i grupit socialist, Patxi Lopez, ka theksuar se qeveria e Madridit po shqyrton opsione të ndryshme në lidhje me qëndrimin e saj përballë situatës në Gaza, duke përfshirë edhe një tërheqje të mundshme të përfaqësueses së Spanjës nga Botërori, nëse nuk merren masa nga organet sportive ndërkombëtare kundër Izraelit. Lopez tha se është e papranueshme që Rusia u pezullua nga kompeticionet ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës, ndërsa ndaj Izraelit nuk po merren masa të ngjashme. Qeveria spanjolle, sipas ligjit, ka të drejtë të autorizojë...