Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Zyrtare, Superkupa e Italisë në Riad
Lega e Serie A përcakton datat e turneut në Arabinë Saudite teksa për herë të tretë zhvillohet në formatin ‘Final Four’. Sërish në Arabin Saudite. Superkupa e Italisë për sezonin 2025/26 sërish në Riad, për herë të tretë në historinë e saj, duke përdorur formatin Final Four. Kjo do të përfshijë dy gjysmëfinale eliminatore (18 dhe 19 dhjetor 2025) dhe finalen më 22 dhjetor 2025. Lega Serie A e njoftoi këtë në një deklaratë. Klubet që garojnë për trofeun do të jenë kampionët italianë Napoli, fituesit e Kupës së Italisë, Bologna, Inter Milan, nënkampion në ligë, dhe AC Milan, finalistët e Kupës së Italisë së fundit. Gjysmëfinalja e parë do të jetë Napoli kundër Milan (e enjte, 18 dhjetor 2025), e dyta Bolonja kundër Inter...