Goditi për vdekje me një çekiç partneren e tij, ish-futbollisti dënohet me burgim të përjetshëm

Goditi për vdekje me një çekiç partneren e tij, ish-futbollisti dënohet me burgim të përjetshëm

Giovanni Padovani, ish-futbollist dhe model 28-vjeçar, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të ish-të dashurës së tij, Alessandra Matteuzzi. Vendimi u konfirmua nga Gjykata e Lartë e Kasacionit në Itali, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më parë nga gjykata e Bolonjës. Ngjarja tragjike ndodhi më 23 gusht të vitit 2022 në Bolonja, ku Padovani i zuri pritë 56-vjeçares jashtë banesës së saj dhe e goditi për vdekje me grushte, shqelma dhe më pas me një çekiç. Vrasja tronditi opinionin publik në Itali dhe u bë simbol i dhunës ndaj grave nga ish-partnerët, në një kontekst të përsëritur alarmant për shoqërinë italiane. Avokatët e familjes së viktimës, Chiara Rinaldi dhe Antonio Petroncini, reaguan...