Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Si e shpërdoruan socialistët mundësinë e artë që la qeveria Berisha me TAP-in
Gazsjellësi Trans Adriatik prej 10 vitesh kalon në Shqipëri, por vendi mbetet pa përfitime direkte nga gazi apo taksat. Fermerët janë të pakënaqur me dëmshpërblimet ndërsa në stacionin e TAP në Italinë jugore është konstatuar rrjedhje të gazit të metanit, i cili është i dëmshëm për jetën e popullsisë vendase. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), që transporton gaz natyror nga Azerbajxhani drejt Evropës përmes Shqipërisë dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit, vijon të mbetet një projekt i rëndësishëm ndërkombëtar, por pa përfitime të prekshme për Shqipërinë në drejtim të gazit apo të ardhurave si “vendkalim”. Me një gjatësi totale prej rreth 3,500 kilometrash, TAP nisi ndërtimin në territorin shqiptar në vitin 2016. Megjithatë, ndryshe nga vendet e tjera tranzite, Shqipëria nuk përfiton as gaz për...