Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike
Më shumë se 15 000 vdekje mund t’i atribuohen ndryshimeve klimatike deri në fund të kësaj vere në qytetet kryesore evropiane, parashikojnë studiuesit në një studim paraprak, rëndësia e të cilit është vlerësuar nga shkencëtarë të tjerë. “I përqendruar në 854 qytete evropiane, ky studim arrin në përfundimin se ndryshimi i klimës është shkaku i 68% të 24 400 vdekjeve që besohet se lidhen me nxehtësinë këtë verë”, thuhet në një njoftim për shtyp nga dy institutet britanike, të cilave u përkasin autorët, ”Imperial College London” dhe ”London School of Hygiene & Tropic Medicine”. Ata arrijnë në përfundimin se midis 15 013 dhe 17 864 vdekjeve të lidhura me nxehtësinë këtë verë nuk do të kishin ndodhur pa ngrohjen globale, në këto qytete, të cilat...