Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
Mbreti dhe Mbretëresha e Anglisë mirëpritën çiftin presidencial amerikan, Donald dhe Melania Trump, në kështjellën e tyre me një ceremoni me nderime të larta. Pasi zbritën nga një helikopter, ata arritën në Windsor me një procesion karrocash dhe roje nderi. Presidenti i SHBA-së dhe Mbreti ndanë një karrocë, ndërsa Zonja e Parë dhe Mbretëresha Camilla ndanë një tjetër. Sipas raportimeve të mediave, Mbreti Charles angazhoi numrin më të madh të rojeve të nderit ndonjëherë në historinë moderne të Britanisë për një udhëheqës të huaj. Mikpritësi shkëmbeu disa fjali me liderin amerikan, ndërsa më pas konsumuan një drekë pune. Trump do të vendosë një kurorë në varrin e Mbretëreshës Elizabet, e më pas do të shtrohet një banket shtetëror në Sallën e Shën Gjergjit në Kështjellën...