Të martën mblidhet Këshilli Bashkiak, anëtarët e PS do paraqesin kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt

Të martën mblidhet Këshilli Bashkiak, anëtarët e PS do paraqesin kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt

Ditën e martë do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit. Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak, në një mbledhje në selinë e PS, vendosën të paraqesin kërkesën për shkarkimin e qytetarit të parë të Tiranës duke përdorur nenin 62, pika 3 të ligjit për Vetëqeverisjen Vendore që thotë se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.” Të njëjtën kërkesë për shkarkimin e Erion Veliajt e kanë paraqitur në muajin maj edhe këshilltarët e opozitës. Sipas ligjit, kur procedura e shkarkimit të mbyllet, qeveria njofton Presidentin e...