Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
22-vjeçari shqiptar humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempit, babai i pikëlluar nis grevën në Athinë dhe prek zemrat e mijëra njerëzve
Prej tre ditësh, në sheshin “Syntagma” të Athinës, një baba shqiptar i pikëlluar, ka nisur një betejë që po prek zemrat e mijëra qytetarëve. Pano Ruçi, babai i 22-vjeçarit Denis Ruçi, një prej 57 viktimave të tragjedisë hekurudhore në Tempi më 28 shkurt të vitit 2023, ka hyrë në grevë urie dhe etjeje. Kërkesat e tij janë: drejtësi për fëmijën e tij dhe leja për zhvarrosjen e trupit, kërkesë që deri më tani është refuzuar nga gjykata e Larisës. Çdo ditë, njerëz të thjeshtë shkojnë pranë tij për t’i dhënë forcë këtij babai që i pikon zemra, por që është i palëkundur në betejën e tij, sfidon institucionet dhe mbron kujtimin e djalit të humbur. Një betejë që është kthyer në simbol të dhimbjes, por...