Këshilltarët e PS-së gati të dorëzojnë shkresën për shkarkimin e Veliajt. Këshilli Bashkiak mblidhet të martën

Këshilltarët e PS-së gati të dorëzojnë shkresën për shkarkimin e Veliajt. Këshilli Bashkiak mblidhet të martën

Anëtarët socialistë në Këshillin Bashkiak Tiranë u mblodhën në selinë e Partisë Socialiste, duke çuar përpara propozimin e kryesocialistit Edi Rama për të shkarkuar Erion Veliajn si kryetar i Bashkisë Tiranë. Megi Fino, kryetarja socialiste e Këshillit Bashkiak Tiranë, drejtoi këtë mbledhje, e cila zgjati 1 orë e 30 minuta. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se nga kjo mbledhje u formulua dhe u firmos teksti i kërkesës duke theksuar mungesën 3 mujorëve të Veliajt në detyrë. U vendos e marta e 23 shtatorit për të futur në rend të ditës te mbledhjes së këshillit votimin e propozimit për të shkarkuar Erion Veliajn. Ndërkohë, nuk është diskutuar thirrja e Veliajt për të folur në këshill përpara votimit. Ky hap i këshilltarëve socialistë vjen pas...