Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Avokatët e Vlorës akuzojnë KLGJ-në për kolaps në drejtësi
Kronikë E Mërkurë, 17 Shtator 2025 19:15 Dhoma e Avokatisë Vlorë shprehin shqetësimin se në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Apelit Administrativ, janë me mijëra çështje të bllokuara dhe qytetarët presin me vite pa asnjë zgjidhje ligjore. Duke e cilësuar këtë një dështim institucional, Dhoma e Avokatisë në Vlorë ia faturon përgjegjësinë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas saj kjo ka sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi të shumë familjeve dhe bizneseve. “Mosfunksionimi normal i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe i Gjykatës së Apelit Administrativ i shoqëruar me mungesën dramatike të gjyqtarëve dhe ambienteve në gjykatë (salla gjyqesh), të cilat vijnë nga mosmarrjen e masave konkrete nga KLGJ, ka sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi. Familje...