Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dhoma e Avokatisë, thirrje KLGJ-së: Gjykatat e Apelit në kolaps, pritje me vite për një vendim
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka shprehur shqetësimin e saj për situatën në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku mijëra çështje mbeten të bllokuara dhe qytetarët presin me vite për një vendim ligjor. Sipas Dhomës së Avokatisë, mosfunksionimi i këtyre gjykatave, i shoqëruar me mungesë të gjyqtarëve dhe ambienteve, është rezultat i paaftësisë dhe keqmenaxhimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Çdo vonesë në shqyrtimin e çështjeve sipas Dhomës së Avokatisë, përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe dëmton besimin e qytetarëve tek drejtësia. Reagimi i plotë: Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën e saj të thellë për situatën e paprecedentë të krijuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, dhe në Gjykatën e Apelit Administrativ,...