Orban përkrah Shqipërinë/ Mesazh i qartë nga Hungaria për zgjerimin, takimi i Begajt me homologun e tij

Orban përkrah Shqipërinë/ Mesazh i qartë nga Hungaria për zgjerimin, takimi i Begajt me homologun e tij

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në një takim nga Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ku vlerësoi mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sikurse thuhet në njoftimin për shtyp, Begaj, theksoi rolin kyç të Hungarisë gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2024 në avancimin e negociatave, si dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një proces zgjerimi strategjik, të drejtë dhe të bazuar në meritë. Biseda mes Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Orban u fokusua në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve si aleate në NATO dhe së shpejti në BE. Dy liderët u fokusuan edhe në situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar se anëtarësimi i rajonit në Bashkimin Evropian rrit...