DETAJET/ Këshilli Bashkiak mblidhet të martën për të shkarkuar Veliajn

DETAJET/ Këshilli Bashkiak mblidhet të martën për të shkarkuar Veliajn

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet ditën e martë, më datë 23 shtator ku këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak do të bëjnë kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt me arsyetimin se ka munguar për më shumë se 3 muaj në krye të detyrës, duke ju referuar pikës c, neni 62 të ligjit “për vetëqeverisjen vendore”. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të këshilltarëve socialistë të bashkisë, që u mbajt në selinë e Partisë socialiste. Ky është hapi i parë zyrtar i PS-së për nisjen e procedurave për shkarkimin e Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti. Pas nisjes së procedurave nga Këshilli Bashkiak, do të jetë Këshilli i Ministrave që do të vendosë për shkarkimin e kryetarit...