Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kërkesa për shkarkimin e Veliajt, rezistencë brenda radhëve të këshilltarëve socialistë
Mbledhja e këshilltarëve të majtë të Bashkisë së Tiranës, në selinë e PS, ka përfunduar rreth orës 18:30, me socialistët që kanë vendosur të shtyjnë përpara kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej 7 muajsh ndodhet në paraburgim. Burime nga mbledhje për A2 CNN bëjnë me dije se këshilltarëve bashkiakë u është kërkuar shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me argumentin se mungon prej 3 muajsh në detyrë. Burimet sqarojnë më tej se kërkesa për shkarkimin e Veliajt përmban pak a shumë pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, ku i hapi rrugë zgjedhjeve të pjesshme për kryeqytetin, duke ia besuar këtë garë, ish-ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu. A2 CNN mëson se rezistencë për të firmosur kërkesën ka bërë...