Krizë historike në futboll/ Spanja mund të bojkotojë Botërorin, kampionët e Europës refuzojnë të marrin pjesë nëse…

Krizë historike në futboll/ Spanja mund të bojkotojë Botërorin, kampionët e Europës refuzojnë të marrin pjesë nëse…

Një valë tensionesh politike po përplaset me botën e sportit, teksa zyrtarë të lartë të qeverisë spanjolle kanë sugjeruar se Spanja mund të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 nëse Izraeli kualifikohet dhe lejohet të marrë pjesë në turne. Deklaratat vijnë në një moment kur fushata kualifikuese drejt Botërorit, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, është në fazën e saj të parë, me Spanjën që ka nisur fuqishëm me dy fitore radhazi. Megjithatë, tensionet politike ndërkombëtare mund të vendosin në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj në evenimentin më të madh të futbollit botëror. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka qenë i prerë në qëndrimin e tij ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza, duke bërë thirrje që ky shtet të përjashtohet nga të...