Gara për kreun e ri të SPAK, ambasadori gjerman: Procesi duhet të jetë transparent

Gara për kreun e ri të SPAK, ambasadori gjerman: Procesi duhet të jetë transparent

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka reaguar me anë të një mesazhi lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pasi kreut aktual, Altin Dumani, i përfundon mandati. Në reagimin e tij Begner thekson se nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Ndërsa thekson se procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm. Mesazhi: Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner, deklaroi: “Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit,...