Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidenti Begaj në Hungari, pritet nga kryeministri Orban
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në një takim të veçantë nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar veçanërisht rolin e saj kyç gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2024 në avancimin e negociatave, si dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një proces zgjerimi strategjik, të drejtë dhe të bazuar në meritë. Biseda mes Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Orban u fokusua në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve si aleate në NATO dhe së shpejti në BE. Dy liderët u fokusuan edhe në situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar se anëtarësimi i rajonit në Bashkimin Evropian rrit...