Begaj vizitë në Hungari, takohet me kryeministrin Orban: Mbështetje e fortë për integrimin evropian

Begaj vizitë në Hungari, takohet me kryeministrin Orban: Mbështetje e fortë për integrimin evropian

Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar veçanërisht rolin e saj kyç gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2024 në avancimin e negociatave, si dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një proces zgjerimi strategjik, të drejtë dhe të bazuar në meritë. Biseda mes Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Orban u fokusua në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve si aleate në NATO dhe së shpejti në BE. Dy liderët u fokusuan edhe në situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar se anëtarësimi i rajonit në Bashkimin Evropian rrit më tej sigurinë në rajon, por edhe në vetë Bashkimin Evropian. Presidenti Begaj theksoi se faktori shqiptar në...