Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Betoni ia mori frymën Tiranës”, Spahiu me akuza të forta ndaj Ramës: Nga sporti tek kinematë, kryeqyteti humbi…
Juristi Kreshnik Spahiu tha sot se betonimi i Tiranës është një nga aktet e më të pafalshme të Edi Ramës, gjatë viteve të tij në politikë. Në një intervistë televizive, Spahiu u shpreh se vitet e fundit mungon Tirana e basketbollit, kinemave, fushave të sportit. Spahiu shprehu edhe një kritikë të dytë ndaj Ramës, atë të mosndërtimit të një shteti social. “Ramës nuk do t’i falja betonimin e Tiranës, atë që ka bërë si kryetar bashkie. Më mungon Tirana e fushave të basketbollit, tenisit, kinemave, fushave të sportit. Ku është sot Tirana. Dështimi i dytë i tij është se është lider historik i socialistëve, por nuk ndërtoi sot një Shqipëri sociale. Sukseset e tij janë Shqipëria turistike, sepse jashtë ja ka ndryshuar imazhin Shqipërisë”,-tha Spahiu.