Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Çfarë ndodh nëse shkarkohet Veliaj? Avokati Hoxha: Do të ishte hera e parë nga viti 1994
Kronikë E Mërkurë, 17 Shtator 2025 17:53 Avokati Arbër Hoxha thotë se nëse kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shkarkohet nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, do të ishte një proces jokushtetues dhe do t’i shkelej e drejta e tij e prezumimit të pafajësisë. Hoxha shton se motivi për shkarkimin e tij që pritet të përdoret është mosparaqitja në detyrë për 3 muaj ( në rastin Veliaj është mbi 6 muaj), por avokati theksoi se edhe në këtë rast ka ndodhur jo për neglizhencë, por për shkak se Veliaj ka masë sigurie arrest në burg nga GJKKO për hetimet e SPAK. ”Kryetari i bashkisë nuk është paraqitur në detyrë për shkaqe që nuk lidhen nga vullneti i tij. Në rastin konkret është me masë...