Pse u mblodhën në Shqipëri krerët e ushtrive të Kartës së Adriatikut

Pse u mblodhën në Shqipëri krerët e ushtrive të Kartës së Adriatikut

Ministri Vengu nënvizoi rëndësinë e Kartës së Adriatikut si një mekanizëm bashkëpunimi dhe qëndrueshmërie: “Karta e Adriatikut ka lindur nga një vizion bashkëpunimi, stabiliteti dhe fati të përbashkët euroatlantik. Parimet e saj mbeten të pandryshuara, por në mjedis strategjik që ndryshon me shpejtësi, ndaj ne duhet të përshtatemi dhe të ripërtërijmë misionin e saj. Për Shqipërinë, Karta nuk është thjesht një iniciativë tjetër rajonale, por është një nxitës i bashkëpunimit praktik dhe qëndrueshmërisë kolektive. Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara e bën atë një iniciativë shumë të rëndësishme”, – theksoi ministri i Mbrojtjes. Duke iu referuar vendimeve të Samitit të Hagës, ministri shtoi: “Vendimet e marra në Samitin e Hagës na japin një mundësi unike për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë rajonale...