Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Jeni gjobitur me…”, mesazhe me gjoba të rreme, AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes, mund të rrezikoni të…
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ngritur alarmin për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes SMS-ve të rreme, e njohur si “smishing”, e cila synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të pavërteta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit zyrtar të AKSK-së, mesazhi përmban një link mashtrues, i cili kërkon nga qytetarët të kryejnë pagesa online për gjoba të supozuara. Më tej sqarohet se ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe qytetarët paralajmërohen të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë dhe të mos japin të dhëna personale. Autoriteti ka ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshëm për të raportuar dhe bllokuar faqen mashtruese, në mënyrë që të minimizohet rreziku për qytetarët dhe të parandalohet çdo dëm i mundshëm. Ndërkohë,...