Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Berlini lëshon mesazhin e fortë: Të sundojë ligji nëse synoni BE

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Berlini lëshon mesazhin e fortë: Të sundojë ligji nëse synoni BE

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner ka dhënë një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, lidhur me fillimin e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Mesazhi: Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner, deklaroi: “Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në...