“Jeni gjobitur”, AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto SMS në telefonin tuaj

“Jeni gjobitur”, AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto SMS në telefonin tuaj

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nga mesazhet që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre, pasi kanë të bëjnë me një mashtrim. Sipas AKSK një mesazh mashtrues që njofton për marrje gjobash, ka për qëllim marrjen e të dhënave personale, prandaj sms të tilla në telefon nuk duhen klikuar. Njoftimi i AKSK: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos...