Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndryshimi i Rregullores së Kuvendit e Komisioneve nga PS/ Bozdo: Mesazh për opozitën e ndërkombëtarët!
Ligjvënësi demokrat, Enno Bozdo e konsideron një shkelje të rëndë të Kushtetutës, ndryshimin e rregullores së Kuvendit si dhe ndryshimin e numrit të Komisioneve Parlamentare, në atë që e cilëson, një prishje të një tradite konsensuale 30-vjeçare. Në intervistën për Syri Tv në edicionin e pasdites, Bozdo tha se për këto ndryshime, nuk u zhvillua një mbledhje e Këshillit të Mandateve siç e parashikon procedura, porse është goditur rëndë nga 5 kushtet e vëna për procesin integrues të vendit, dakordësia mes palëve. Sipas deputetit të PD, mazhoranca nuk kishte asnjë lloj nxitimi për të ndërmarrë një nisma të tilla, por kjo u bë me qëllim për t’i dhënë një mesazh të qartë, publikut, opozitës dhe ndërkombëtarëve, se ne nuk pyesim askënd në shkeljen e Kushtetutës...