Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
BE e ‘kërcënoi’ me sanksione/ Izraeli: Çdo veprim do të marrë një përgjigje, shpresojmë të mos na duhet t’i përdorim ato!
Izraeli paralajmëron se sanksionet e BE-së, të shtrembëruara moralisht dhe politikisht, do të marrin një përgjigje të përshtatshme. Ndërkohë, ministri i jashtëm izraelit, Gideon Saar, e paralajmëroi BE-në kundër ndërmarrjes së veprimeve kundër Izraelit, pasi ekzekutivi i bllokut propozoi kufizimin e lidhjeve tregtare dhe sanksionimin e ministrave për shkak të luftës në Gaza, raportoi AFP. “Rekomandimet e kolegjit të Komisionerëve të udhëhequr nga Presidentja (Ursula) von der Leyen janë të shtrembëruara moralisht dhe politikisht ”, shkroi Saar në X, duke shtuar se: “Lëvizjet kundër Izraelit do të dëmtojnë interesat e vetë Evropës.” “Çdo veprim kundër Izraelit do të marrë një përgjigje të përshtatshme dhe shpresojmë se nuk do të na duhet t’i përdorim ato”, shkroi ai. The recommendations of the college of Commissioners led by President von der Leyen are morally and...