Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lëvizje e papritur në selinë rozë/ Këshilltarët socialistë mblidhen për të rrëzuar Veliajn, ja çfarë pritet të ndodhë
Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në bashkinë Tiranë pritet të mblidhen sot në orën 17:00 në selinë qendrore të PS, në një takim të rëndësishëm që vjen pas kërkesës së bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të partisë. Sipas raportimit të gazetarit të News24, Ergys Gjençaj, në këtë mbledhje do të diskutohet strategjia për nisjen e procedurave të shkarkimit të kryetarit aktual të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, një hap i cili do t’i hapte rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në qytet. Kryeministri Rama në Asamblenë Kombëtare u shpreh qartë për nevojën e një rinovimi në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa propozoi si kandidate të re Ogerta Manastirliun.