Vdekja e shqiptarëve në ushtrinë jugosllave në vitet ’80, Kamberi kërkon komision hetimor

Vdekja e shqiptarëve në ushtrinë jugosllave në vitet ’80, Kamberi kërkon komision hetimor

Shaip Kamberi, përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, njoftoi të mërkurën se e ka dorëzuar një kërkesë për themelimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për t’i hetuar rastet e vdekjes së ushtarëve shqiptarë në ushtrinë e atëhershme jugosllave gjatë viteve ’80. Kamberi e bëri këtë kërkesë në një kohë kur Serbia po përgatitet për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vend. Në një njoftim në llogarinë e vet në Facebook, Kamberi kërkoi zbardhjen e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) gjatë viteve ’80. “Shumë nga këto raste, të regjistruara si ‘vetëvrasje’, ‘aksidente’ apo ‘shkelje disiplinore’, u konsideruan të dyshimta nga familjet e viktimave, të cilat shpesh raportuan shenja dhune mbi trupat e kthyer”, tha Kamberi....