Përplasje të dhunshme në Paris para ndeshjes në Champions, arrestohen 19 tifozë

Përplasje të dhunshme në Paris para ndeshjes në Champions, arrestohen 19 tifozë

Paris Saint-Germain dhe Atalanta do të përballen mes tyre në raundin e parë të Champions League këtë të mërkurë. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet nga ora 21:00, por tifozët e kanë nisur më herët duelin mes tyre. Në Paris është regjistruar një përplasje masive mes tifozëve të Atalantës dhe atyre të PSG-së. Për disa minuta, tifozët u përleshën mes tyre, ndërsa pas shkatërrimeve, duhej ndërhyrja e policisë, për të qetësuar situatën. Si pasojë, policia ka arrestuar 19 tifozë të Atalantës, ndërsa PSG-ja ka njoftuar se tifozët e përshfirë në përplasje, nuk ishin pjesë të ultrasve parisienë.