Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Masa komplekse për të rritur konsumin e shërbimeve
Autoritetet kineze kanë shpallur një paketë të re masash për të rritur konsumin e shërbimeve, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të nxitur kërkesën e brendshme dhe për të çliruar potencialin e konsumit. Tregu i konsumit ka vazhduar të zgjerohet dhe struktura e tij është optimizuar vijimisht, theksoi zv.ministri i Tregtisë Sheng Qiuping në një konferencë shtypi të mbajtur të mërkurën . Sheng përmendi se konsumi i shërbimeve është një forcë kryesore nxitëse në rritjen e tregut të konsumit . Për shembull, koncertet dhe festivalet e muzikës kanë fituar popullaritet të gjerë, ndërsa veprimtaritë sportive në nivel bazë, si Liga e Basketbollit e Fshatit (Village BA) dhe kampionati i futbollit i provincës Jiangsu “Superliga Su”, janë bërë virale tashmë. Ministria e Tregtisë do...