Rrezikoi jetën për të shpëtuar 2 të mitur, shqiptari në Greqi merr nënshtetësinë greke nga vetë kryeministri Mitsotakis

Rrezikoi jetën për të shpëtuar 2 të mitur, shqiptari në Greqi merr nënshtetësinë greke nga vetë kryeministri Mitsotakis

Ledian Gjoka, shqiptari në Greqi i cili u shndërrua në hero pasi shpëtoi nga mbytja në lum 2 fëmijë të vegjël në muajin qershor 2025, më në fund ka marrë nënshtetësinë greke. Shqiptarit i është dhënë nënshtetësia greke nga vetë Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka falenderuar publikisht për aktin heroik. “Ledian Goka në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy fëmijë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos. Një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizimit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. E falenderojmë”, ka shkruar në Facebook Kryeministri Mitsotakis. Shqiptari dy fëmijë të moshave 12 dhe 14 vjeç të cilët rrezikuan mbytjen në lumin Arachthos të Artës në Greqi. Madje, ai...