Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE
“Nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por për të nderuar dikë që me transformoi nga një skeptik të amdh kur bëhej fjalë për dialogun social në idhtar të këtij dialogu”. Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama në Parlamentin Europian në nder të përfundimit të Mandatit të Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke. Kreu i qeverisë vlerësoi rolin udhëheqës të Oliver Röpke, që sipas tij ka frymëzuar dhe ka lënë gjurmë të pashlyera. “Ja pse e ndjeva të bëhesha pjesë me ndjenja të përziera që i kam edhe në këtë moment se e di që kjo mbledhje shënon fundin e presidencës së Oliver Röpke. Është momenti të kremtojmë punën e një udhëheqësi të jashtëzakonshëm dhe për të reflektuar për...