Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Beteja e Veliajt në Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, ja argumentet e mbrojtjes së kryebashkiakut
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të nisë një betejë në Gjykatën Kushtetuese pas vendimit që do të marrë Këshilli Bashkiak për ta shkarkuar nga detyra. Burimet nga ekipi ligjor i kryebashkiakut në detyrë, bëjnë të ditur se argumentet e tyre përqendrohen në faktin se Veliaj nuk mund të shkarkohet për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë kundër tij dhe për sa kohë nuk është arrestuar në flagrancë duke kryer një krim në detyrë (Preuzumimi pafajësisë, neni 30 i Kushtetutës). Nëse do të ketë një vendim nga Këshilli Bashkiak që pritet të mblidhet së shpejti, Veliaj ka të drejtën të ankohet në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Qeverisë për shkarkim. Erion Veliaj ka të drejtën e ankimit në Gjykatën...