Balliu: Gazetarët përjashtohen nga Kuvendi ndërsa kartelët kanë ‘zënë e vend’ brenda sallës parlamentare

Balliu: Gazetarët përjashtohen nga Kuvendi ndërsa kartelët kanë ‘zënë e vend’ brenda sallës parlamentare

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu akuzon mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po vendosin izolimin e gazetarëve nga Kuvendi si një mënyrë për të fshehur sipas tij, “kapjen e Parlamentit”. Balliu pretendon se në dhomat e Kuvendit janë lejuar vetëm kartelët proqeveritare, ndërkohë që gazetarët po përballen me pengesa të vazhdueshme për të kryer punën e tyre. “Gazetarët përjashtohen nga Kuvendi, ndërsa kartelët kanë zënë vend brenda sallës parlamentare. Për të mbuluar kapjen e Parlamentit nga Suel Çela dhe trupelat e pushtetit, Edi Rama po kërkon të mbyllë dyert për gazetarët”, shkruan Balliu në FB.