Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO, zbulohet arsyeja…
ilir beqaj-spak TIRANË- Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen "Sterilizimi" është shtyrë sërish këtë të mërkurë. Mësohet se shkak për këtë është bërë mungesa e avokatit të ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrapaj. Ndërkohë, seanca e radhës do të mbahet më datë 1 tetor, ora 14:00. Në seacën e sotme pritej të jepeshin konkluzionet përfundimtare për dosjen me 8 të pandehur. Procesi po bëhet me procedurë të shkurtuar, pasi GJKKO ka vendosur më parë edhe ndarjen e çështjes për dosjen "Sterilizimi", ku ish-ministri Ilir Beqaj do të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë. Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet...