Nesër shpërthen Kuvendi/ Deputeti Shehu: Opozita hyn me “armët” e luftës politike

Nesër shpërthen Kuvendi/ Deputeti Shehu: Opozita hyn me “armët” e luftës politike

Nesër do të rinisë seanca e radhës plenare, teksa deputetët pritet që të flasin së paku 10 minuta secili në Kuvend. Deputeti demokrat Tritan Shehu, tha se PD po përpunon taktika të ndryshme të luftës opozitare. Shehu deklaroi se Partia Demokratike po demonstron masakrën zgjedhore. Deputeti i PD Tritan Shehu: Ka në përpunim elementë taktikë të ndryshëm të luftës opozitare. Ne po demonstrojmë masakrën zgjedhore, së paku derisa të dalë raporti i OSBE-së. Kjo është analizë, teksa PD sjell prova. Demokracinë e ka deformuar kjo qeverisje. Kjo qeveri ka futur krimin, korrupsionin. Nuk mund të akuzohet opozita për korrupsionin galopant në vend.