Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Skemat piramidale online, 60 ditë në burg për katër nga të akuzuarit
Gjykata e Fierit ka caktuar 60 ditë “arrest me burg” për katër nga të akuzuarit për skemat piramidale online, ndërsa dy të tjerë janë lënë në detyrim paraqitje. Ndërkohë, dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia. Këta persona, të dyshuar si të përfshirë në krijimin e skemave mashtruese piramidale online, kishin si koordinator një person të cilin ata e thërrisnin me nofkën “Profesori”. Kujtojmë se në kuadër të operacionit të koduar “XUEX”, janë kryer 83 kontrolle banesash e subjektesh, në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Po si funksiononte ekzaktësisht skema?Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si...